Ezgjan Alioski është rikthyer sërish në futbollin evropian, duke nënshkruar edhe zyrtarisht me Fenerbahçen.
Klubi turk ka njoftuar këtë të martë për arritjen e marrëveshjes për huazimin e futbollistit shqiptar.
Fenerbahçe bëri të ditur se ka siguruar për një sezon huazimin e Alioskit nga Al-Ahli.
Kujtojmë se 30-vjeçari me klubin nga Katari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Alisoki kaloi te Al-Ahli si futbollist i lirë në vitin e kaluar, pasi ishte te Leeds Unitedi për katër sezone.
Ai më herët ka luajtur te skuadrat zvicerane: Lugano, Schaffhausen e Young Boys.
Ezgjan Alisoki numëron 56 paraqitje në total me Përfaqësuesen A të Maqedonisë së Veriut.