Leipzigu nuk e dëshiron largimin e Josko Gvardiolit, i cili vlerësohet si një nga mbrojtësit më perspektiv.
“Bild” ka raportuar së fundi se klubi gjerman ka refuzuar një ofertë të majme nga Manchester City për kroatin.
Sipas mediumit gjerman, bëhej fjalë për një ofertë prej 80 milionë eurosh.
Leipzigu thuhet se e dëshiron Gvardiolin në skuadër për së paku edhe sezonin e ardhshëm.
Reprezentuesi i Kroacisë me klubin nga Bundesliga ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
20-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes, si dhe në krah të majtë.
Ai është produkt i klubit kroat, Tresnjevka, teksa te Lepizigu u transferua nga Dinamo Zagrebi në vitin e kaluar – për afro 19 milionë euro.