Justin Kluivert ka nisur stërvitjen individuale në qendrën sportive të Trigorias në Romë teksa holandezi ka përfunduar jashtë planeve të trajnerit Jose Mourinho. Tashmë, 23-vjeçari është duke menduar një rrugëdalje në merkato për të siguruar një kontratë në vigjilje të sezonit të ri.
Sipas asaj që raportojnë disa media spanjolle, agjenti i lojtarit së fundmi është munduar ta transferojë të përfaqësuarin e tij te Real Madrid.
Mirëpo, përgjigja e Los Blancos ka qenë një refuzim i prerë që vjen si pasojë e trajnerit Carlo Ancelotti.
Tekniku italian është i lumtur me grupin e futbollistëve në dispozicion dhe shpeshherë e ka theksuar se madrilenët e kanë mbyllur merkaton ndërsa në sulm i mjaftojnë opsione si Benzema, Vinicius Junior, Hazard, apo Mariano.
Ndërkaq, alternativat tashmë për Kluivert mbetet Torino në Itali, Fulham në Angli si dhe Nice në Francë.