Kampioni i Botës rrezikon 10 vite burg

Futboll

Kampioni i Botës rrezikon 10 vite burg

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 23:54
Renan Viktor

Renan Viktor dukej se kishte një të ardhme të shndritshme para. Futbollisti i talentuar brazilian po shkëlqente me klubin e Palmeiras dhe ndërkohë, shihej nga të gjithë si qendërmbrojtësi i të ardhmes të Brazilit.

Por për 20-vjeçarin që u shpall Kampion Bote me “seleçaon” për moshën U17 në vitin 2019, e ardhmja mund të jetë pas hekurave të burgut, për një natë ku e teproi me miqtë e tij.

Sot, futbollisti është shkarkuar edhe nga Palmeiras, që i ka prishur kontratën dhe tashmë ai mbetet i vetëm për t’u mbrojtur në gjykatë, për akuzën se ka shtypur për vdekje një 38-vjeçar.

Në orët e para të mëngjesit të 22 korrikut, Renan Viktor, ka përplasur me makinë një motoçiklist 38-vjeçar, i cili më pas u nda nga jeta në rrugën për në spital.

Futbollisti ishte në timon pa patentë dhe nën ndikimin e alkoolit, pasi po kthehej nga një festë. Ai u arrestua por u lirua me kusht pasi pagoi rreth 45 mijë euro.

Por tani, me fillimin e seancave të mirëfillta gjyqësore, kërkohet që të dënohet me 10 vite burg sipas legjislacionit përkatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat