Llapi i Podujevës vazhdon me përforcime për edicionin e ri.
Llapjanët prezatojnë edhe një futbollist, është fjala për Juan Di Lorenzo.
“Juan Di Lorenzo përforcon mbrojtjen e skuadrës sonë.
KF Llapi dhe mbrojtësi i qendrës, Juan Di Lorenzo kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi të vlefshme deri në vitin 2023, me opsion të rinovimit edhe për një vit tjetër.
24 vjeçari italian me nënshtetësi argjentinase në edicionin e fundit ka qenë pjesë e ekipit OF lerapetras, me të cilët ka zhvilluar 30 paraqitje në divizionin e dytë të Ligës Argjentinase dhe ka realizuar 1 gol.
Di Lorenzo është paraqitur për Kombëtaren e Argjentinës për grupmoshën U17 si dhe ishte pjesë edhe e Kombëtares U20 të Argjentinës.
Me të përfunduar kontratën me ekipin e OF lerapetras, Di Lorenzo ka arritur marrëveshje me ekipin tonë dhe do i mbroj ngjyrat bardh e kaltër në edicionin 2022/23.
Prezantimin e tij e bëri Presidenti i klubit, z. Beqir Batatina i cili i dëshiroj atij mirëseardhje dhe suksese nën ngjyrat e klubit tone”, njofton KF Llapi.