Lampard kërkon dy futbollistë

Futboll

Lampard kërkon dy futbollistë

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 11:10
Lampard kërkon dy futbollistë

Skuadra e Evertonit, ku trajner është Frenk Lampard, ka besim se me ndihmën e ish-mesfushorit të Çellsit, do të tentojë një goditje të dyfishtë në merkato nga klubi i Londrës.

Sipas disa mediave angleze, Lampard dëshiron në ekip Ros Barklin dhe Miçu Batshuajn.

Të dy lojtarëve të Çellsi u skadon kontrata në vitin 2023, dhe klubi nga Londra është i gatshëm të hyjë në bisedime.

Everton ka një marrëveshje primare me të dy lojtarët për t’i sjellë ata në qytetin e Liverpullit, ku e ka selinë skuadra e Evertonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat