Portieri gjerman ndërron lagje, por mbetet në Londër!=
Portieri gjerman, Bernd Leno, ka ndërruar lagjen në Londër. Ish-“gardiani” 30-vjeçar i Arsenalit ka nënshkruar për Fulhamin për 3 milionë stërlina plus 5 në variabla.
Këto shpërblime do të sigurohen nëse klubi arrin të sigurojë qëndrimin në Premier League gjatë dy sezoneve të ardhshme dhe nga numri i ndeshjeve të luajtura nga gjermani.
Bernd Leno numëron 101 ndeshje në Premier me fanellën e Arsenalit që nga viti 2018 kur iu bashkua “Topçinjve”. Ng viti 2016 numëron 9 ndeshje edhe me përfaqësuesen e Gjermanisë.