Zhgënjeu te Chelsea

Futboll

Zhgënjeu te Chelsea

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 12:26
Zhgënjeu te Chelsea

Sulmuesi gjerman Timo Werner, i ardhur te Chelsea dy vite më parë, mund të largohet në formë huazimi nga “blues” këtë verë. Madje 26-vjeçari mund të rikthehet te ish-skuadra e tij, RB Leipzig, ekip ku luante para se të transferohej në Premier League.

Lajmin e konfirmon “BBC”, që shton se palët kanë nisur bisedimet për një transferim të lojtarit brenda 15 gushtit në Bundesliga. Në dy sezone me Chelsea, sulmuesi ka realizuar vetëm 10 gola në 56 ndeshje, duke mos arritur pritshmëritë që kishte klubi londinez.

Ardhja e Raheem Sterling në merkaton e verës ka mbyllur edhe më shumë dyert e Werner për të qenë titullar në fushë me “blues” këtë sezon.

Gjithsesi, rroga e tij e lartë mbetet një problem për Leipzig, ndaj palët po punojnë për të bërë të mundur që ajo të ndahet mes dy klubeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat