La më herët miqësoren kundër Rayo Vallecanos, Ten Hag kritikon ashpër Ronaldon

Futboll

La më herët miqësoren kundër Rayo Vallecanos, Ten Hag kritikon ashpër Ronaldon

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 13:29
Erik ten Hag

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo u zëvendësua në pjesën e parë në miqësoren kundër Rayo Vallecanos, ndërsa nuk qëndroi për të shikuar skuadrën deri në minutën e fundit të ndeshjes.

Trajneri, Erik ten Hag e ka kritikuar tani Cristiano Ronaldon për sjelljen e tij të papranueshme, pasi e pa sulmuesin të largohej nga ndeshja e fundit parasezonale e Manchester United kundër Rayo Vallecanos, para fundit të ndeshjes.

Ronaldo u rikthye në formacionin startues të “Djajve të Kuq” për përballjen në “Old Trafford” pas një pushimi të zgjatur veror, duke luajtur 45 minutat e para, para se të zëvendësohej nga Amad Diallo.

37-vjeçari u fotografua duke u larguar nga stadiumi para kohës së plotë, dhe më pas u raportua se atij iu bashkua Diogo Dalot dhe një numër lojtarësh të tjerë.

Zyrtarët e United thuhet se e kanë bërë të qartë se ata nuk kishin asnjë problem me Ronaldon dhe lojtarët e tjerë për kthimin në shtëpi herët, por Ten Hag ka këmbëngulur se ata nuk kishin lejen e tij.

Kur u pyet për sjelljen e Ronaldos, holandezi tha për “Viaplay Sport”: "Sigurisht që jo, kjo është e papranueshme. Për të gjithë. Unë u thashë se është e papranueshme. Se ne jemi një ekip, një skuadër dhe se ju duhet të qëndroni deri në fund”.

“GOAL” e kishte konfirmuar në fillim të korrikut se Ronaldo kishte informuar bordin për dëshirën e tij për t'u larguar nga klubi në mënyrë që të vazhdojë të luajë futboll në Ligën e Kampionëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat