Manchester City kampion edhe i birrave

Futboll

Manchester City kampion edhe i birrave

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 14:04
Manchester City kampion edhe i birrave

Për tifozët anglezë nuk ka paralelizëm më të shpejtë se ai mes futbollit dhe birrës. Krikot në stadium është një institucion, aq sa tifozët nisen nga shtëpia shumë para ndeshjes, mblidhen në “pub”-et përreth stadiumit të skuadrës së zemrës dhe pinë para se të futen për të parë ndeshjen. E njëjta skenë është dhe pas vërshëllimës finale, me tifozët që rezervojnë “pub”-in për pas sfidës, por gjithashtu pihet edhe në stadiume.

Anglezët, në fakt, një problem e kanë, pasi ekziston rregulli i ndalimit të alkoolit me pamje nga fusha, në praktikë birra mund të blihet brenda stadiumit, por duhet konsumuar në baret e brendshme dhe nuk mund të merret me vete në tribunë. Por sa kushton një birrë në brendësi të stadiumeve të Premier League-s? Kush i bën tifozët të paguajnë më shumë dhe kush më pak? Për këtë arsye është bërë një kërkim i faqes Top10 Casinos që ka analizuar listën e çmimeve në stadiumet e ndryshme, duke përpiluar edhe klasifikimin.

Kampion i Anglisë edhe për çmimin e birrave është Manchester City. Në “Etihad” janë Guardiola, De Bruyne, Halaand dhe … birra më ekonomike e Premier League, që kushton 3.4 stërlina. I dyti në këtë klasifikim special është Brentfordi, me një çmim prej 3.5 stërlinash, i ndjekur nga Newcastle dhe Leeds, që arrijnë në 3.6.  Kush është në vend të fundit?

Sikur të mos mjaftonin zhgënjimet sportive, është Manchester United që në sezonin e fundit e ka shitur një birrë 5.10 stërlina, ekzaktësisht 50% më shumë sesa iu kushton rivalëve të Manchester City-t. Mesatarja, gjithsesi, është 4.9 stërlina dhe klubet më strikt në këtë këndvështrim janë Liverpool, Fullham, Everton, Bournemouth dhe Southampton, që i shesin birrrat nga 4 stërlina. I vetmi pozicionim në mesin e klasifikimit që kënaq tifozët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat