Interi futet në garë me Milanin për mbrojtësin e Totenhamit

Futboll

Interi futet në garë me Milanin për mbrojtësin e Totenhamit

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 14:26
Interi futet në garë me Milanin

Pas transferimit të fantazistit belg, Sharll De Ketelere, objektivi i Milanit në këtë merkato është mbrojtësi i Totenhemit, Xhafet Tanganga.

Siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, tashmë në garë për të është futur edhe Interi. Zikaltrit po mendojnë të afrojnë një mbrojtës, pasi dështuan të afronin Bremerin.

Gjithsesi për nënkampionët do të jetë e vështirë, pasi prej kohësh ajo që negocion është Milani dhe siç raportohet, kuqezinjtë janë më pranë të një akordi me Totenhemin.

Nëse transferimi i anglezit dështon, atëherë kampionët e Italisë do të hidhen në sulm për mbrojtësin nga Senegali, Abdu Dialo, i cili është nxjerrë në shitje nga PSZH.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat