Barcelona duket se ka ngritur një skuadër të re dhe të fortë, pretendente për trofe të mëdha këtë sezon. Por duket se katalanasit nuk kanë ndërmend të ndalen.
Pas afrimit të Andreas Kristensen dhe Zhyl Kunde, Çavi kërkon të afrojë në skuadër edhe një tjetër qendërmbrojtës.
Katalanasit po bëjnë gati një ofertë për të bindur Atletik Bilbaon për transferimin e mbrojtësit spanjoll, Injigo Martinez.
14 milionë euro ka ofruar Barcelona për transferimin e 31-vjeçarit bask, i cili është në kërkim të një aventure të re.
Ky do të ishte qendërmbrojtësi numër gjashtë në skuadrën e Çavit, pas Xherard Pike, Ronald Arauho, Erik Garcia, Andreas Kristensen dhe Zhyl Kunde.