Kur Fadil Berisha shqelmoi serbin e Çaçakut! Rama dhe Vokrri shënuan në Novi Sad 

Futboll

Kur Fadil Berisha shqelmoi serbin e Çaçakut! Rama dhe Vokrri shënuan në Novi Sad 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2022 Në ora: 16:01
Fadil Berisha

Një ndeshje që edhe sot është në kujtesën e dashamirëve të futbollit të Kosovës, padyshim është e datës 20 prill të vitit 1986, mes Vojvodinës së Novi Sadit dhe Prishtinës, e cila u zhvillua në kuadër të javës së 25-të të Ligës së Parë federative të ish Jugosllavisë.

Ndeshje e luftuar dhe me dy kartona të kuq.

Ndeshja u zhvillua në Novi Sad para 8 mijë shikuesve!

Image

Favzi Rama

Karakteristikë ka qenë Fadil Berisha, një futbollist i ri i asaj kohe, futet në lojë në minutën e 78-të pothuajse pas një ose dy minutash përjashtohet nga loja.

Berisha nuk e duroi mbrojtësin e Vojvodinës, serbin e lindur në Çaçak, Vlladimir Tokoviq, duke e goditur me shqelm.  Pas kësaj Berisha dhe Tokoviq godasin njëri – tjetrin dhe gjyqtari i përjashtoi me karton të kuq.    

Prishtina pësoi humbje me rezultat 3:2 nga Vojvodina në një ndeshje shumë interesante.

Prishtinës nuk i mjaftuan golat e Favzi Ramës (43’) dhe Fadil Vokrrit (59’).  

“Në minutën e 43-të Favzi Rama shënoi gol për Prishtinën. Pas një gjuajtje të lirë, topin e mori Shala, krosoi para portës së vendasve, një mbrojtës i Vojvodinës e dëboi topin shkurtazi, ndërhyri nga afër Favzi Rama dhe me shkelm të fortë e përplasi në rrjetë”, shkruante mes të tjera me 21 prill në sportin e “Rilindjes”.

Pas javës së 25-të, Prishtina renditej në vend të shtatë me 27 pikë, ndërsa Vojvodina në fund (e 18-ta me 17 pikë).

Vojvodina - Prishtina 3:2

Stadiumi në Novi Sad.
Shkues afro 8.000.
Gjyqtarë: Damir Matovinoviq (Rijeka), Asim Kulenoviq (Bosanska Dubica), Ivan Viceku (Varazhdin).
Shënues: 1:0 - Mariq (3'), 2:0 - Dardai (7'), 2:1 - Rama (43'), 3:1 - Mariq (50') dhe 3:2 - Vokrri (59').
Kartona të verdhë: Tokoviq - Kelmendi.
Karton i kuq: Berisha dhe Tokoviq.  
Kornerët 7:2 për Vojvodinën. 
Vojvodina: Stojanoviq 6, Marjanoviq 6, Tokoviq 7, Shapuriq 6, Varga 7, Dimitriq 7, Mariq 8, Adamoviq 6 (Drmanoviq), Novakoviq 6 (Tintar), Dardai 8 dhe Beganoviq 7.
Prishtina: Nexhet Zhaveli 6, Xhevdet Muriqi 7, Arbnor Morina 6, Favzi Rama 7, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviq 7, Kujtim Shala 7 (Fadil Berisha), Sahit Kelmendi 7, Fadil Vokrri 7, Fadil Muriqi 7 dhe Miodrag Çirkoviq 6 (Sued Koliq).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat