Në “valle” janë shumë emra

Futboll

Në “valle” janë shumë emra

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 16:27
Në “valle” janë shumë emra

Juventusi po përballet me probleme të shumta nga dëmtimet kryesisht në mesfushë, teksa Pogba dhe MecKennie kanë shtuar ndjeshëm dhimbjet e kokës së Allegrit.

Arthur me shumë mundësi do të jetë i sakrifikuari i radhës në repartin e mesfushës, teksa me shumë mundësi destinacioni i ardhshëm do të jetë Valencia.

Në sulm, sipas mediave iberike Memphis Depay i është ofruar bardhezinjve nga Barcelona, por ekipi torinez ndërkohë nuk është gati që të paguajë 20 milionë euro. Nëse do të pranohet huazimi me të drejtë blerje, atëherë operacioni mund të mbyllet me sukses.

Mertens ndërkohë refuzoi Juventusin, pasi nuk dëshiron të tradhtojë Napolin, edhe pse është lojtar i lirë. Filip Kostic mund të jetë një tjetër alternativë, por për momentin klubi italian ka ofruar vetëm 8 milionë euro, ndërkohë që Frankfurti kërkon 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat