La Repubblica tregon se ‘Spurs’ janë në kërkim të formulës për të marrë yllin e Romës, Nicolo Zaniolo.
Për ta bërë më të lirë operacionin, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte do të kishte ofruar Japhet Tanganga dhe Tanguy Ndombele, dy të rinj me shumë hapësirë për përmirësim, por që kanë pak minuta.
Mourinho do të ishte më shumë i interesuar për Olivier Skipp , një mesfushor i talentuar.
Pas ardhjes së Dybala -s dhe nënshkrimit të Bellotit , skuadra romake e ka mbuluar mirë sulmuesin e saj, megjithëse humbja e yllit të saj do të ishte një pengesë.