Ndeshja e nesërme në “Friends Arena” në Stokholm padyshim që do të luhet para tribunave të mbushura mirë.
Një ditë para ndeshjes ndërmjet AIK-ut dhe Shkëndijës në kuadër të xhiros së tretë kualifikuese të UEFA Conference League, klubi suedez njoftoi se deri më tani janë shitur 12 mijë bileta për ndeshjen e nesërme.
Kapaciteti i “Friends Arena” është 50 mijë ulëse, por AIK shpreson që deri nesër në fillim të ndeshjes në orën 19:00, numri i biletave të shitura të jetë edhe më i madh.
Shkëndija pret mbështetje edhe nga tifozët e saj të cilët kanë paralajmëruar praninë e tyre në ndeshjen në kryeqytetin suedez.
AIK ka siguruar rreth 600 bileta për tifozët e Shkëndijës.