Shkëndija e Tetovës është gati për sfidën e nesërme në Stokholm, në duel me AIK-un, në kuadër të rrethit të tretë të kualifikueseve në Conference League në futboll.
“Njoftohen të gjithë tifozët kuqezi që planifikojnë të jenë të pranishëm në ndeshjen AIK Stockholm – Shkëndija se për tifozët e Shkëndijës do të jetë e hapur tribuna mysafire që gjendet në pjesën juglindore të stadiumit, respektivisht sektorët 106-103 të stadiumit Friends Arena.
Për sektorin mysafir të stadiumit do të jenë në dispozicion gjithsej 600 bileta, ndërsa çmimi i biletave për tifozët mysafirë është 149 Krona suedeze, respektivisht 14.35 euro.
Ndeshja AIK Stokholm – Shkëndija do të zhvillohet ditën e enjte me fillim në orën 19:00, në stadiumin Friends Arena në Stokholm”, njofton FC Shkëndija.