Raportet e fundit tregojnë që mesfushori i Brazilit, Arthur Melo, është i lirë të largohet nga Allianz Stadium këtë verë, pasi që nuk është në planet e Massimiliano Allegrit
Ai është lidhur me një kalim në skuadra të Premier Ligës por edhe Romës si pjesë e një shkëmbimi të mundshëm me Nicolo Zaniolo.
Megjithatë, Sky Italia raporton që ish menaxheri i Milanit dhe Napolit, trajneri Gennaro Gattuso, ka filluar kontaktet fillestare për një transferim të mundshëm.
Arthur ju bashkua Juventusit më 202 në një marrëveshje e cila bëri që Miralem Pjanic të shkonte në Barcelonë.
Ai fillimisht ju bashkua Barcelonës pasi që u konsiderua si ylli i skuadrës Gremio, me të cilën skuadër ai fitoi Copa Libertadores, por më vonë nuk u tregua kështu – dështoi në La Liga dhe trendi i tij vazhdoi edhe në Serie A.
Në dy sezone me Juven, ai ka bërë 63 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar vetëm një gol.