Barcelona duket se nuk e ka ndërmend të ndalet gjatë tregut të kësaj verë.
Pas disa super-transferimeve të kësaj verë, përfshirë yllin e Bayern Munich, Robert Lewandowskin, tashmë katalonasit janë duke u përgatitur që ta godasin Athletic Bilbaon.
Inigo Martinez i baskëve, sipas mediave spanjolle, është dëshira e trajnerit të ‘Blaugranave’, Xavi Hernandez.
Martinez është synimi i radhës për tekniku katalanas, por thuhet se ky transferim është vështirë të realizohet pasi që Atletic Bilbao nuk dëshiron të heq dorë nga ylli i tyre.
Klauzola e largimit të lojtarit është 80 milionë euro, të cilën Barcelona nuk ka ndërmend ta paguajë. Katalanasit mësohet se do t’i ofrojnë klubit bask rreth 30 milionë euro për Martinez.