Alessio Romagnoli është prezantuar te Lazio me ish-kapitenin e Milanit që nuk ka lënë pa thumbuar edhe kuqezinjtë teksa thekson se me transferimin te kryeqytetasit është përmbushur ëndrra e tij më e madhe.
Nga ana tjetër, mbrojtësi shtoi se trajneri Mauricio Sarri i Lazios duket më mirë se Stefano Pioli pasi është më i saktë taktikisht.
“Me transferimin te Lazio është përmbushur ëndrra ime më e madhe, edhe familja ime është lumturuar së tepërmi. Pritja e tifozëve ishte madhështore dhe tashmë duhet t’ia ripaguaj në fushë.
Tani jam më mirë fizikisht se disa ditë më parë.
Sa i takon trajnerit Mauricio Sarri, ai aplikon një lojë më taktike se Pioli.
Më pëlqen më shumë dhe i përshtatet karakteristikave të mia, ky grup lojtarësh është shumë i fortë. Ia kam thënë edhe Tares.
Duhet të synojmë kualifikimin në Champions. Krahasimi me Nesta? Nuk më pëlqejnë krahasimet, ka qenë një idhull për mua dhe nuk është gabim të ndjek gjurmët e tij”, u shpreh Romagnoli.