Futbollisti Petro Memushi i bashkohet skuadrës nga Prizreni, A&N.
Është përforcim i madh për A&N e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës.
Skuadra nga Prizreni ka synime të mëdha në edicionin e ri.
“I riu Petro Memushi bashkohet me klubin FC A&N si transferim i radhës, një djalosh perspektiv i cili luan në pozitën e mbrojtësit e që i besoi shumë projektit tonë si klub mjaft i organizuar.
Memushi në të kaluarën ishte pjesë e disa klubeve në Shqipëri gjithashtu edhe në klube Italiane si Cittadella dhe Arezzo, edhe pjesë e shpresa të Shqipërisë tek U17 , U18 dhe U20.
Ju njoftojmë që deri në fund të afatit kalimtar do të prezantohen edhe disa transfere ku do kompletohet i gjithë ekipi për ta synuar objektivin tonë kryesor për inkuadrim në Superligë”, njofton FC A&N.