Presidenti i ri i FC Prishtinës, Hakif Gashi, e ka vizituar skuadrën në stërvitjen e pasdites në kompleksin sportiv në Bërnicë të Prishtinës.
Gashi i shoqëruar nga aksionari Rrahman Haradini, u njoftua me punën që po bëhet nga ekipi i drejtuar nga trajneri Ismet Munishi.
"Gashi u zotua para futbollistëve dhe stafit se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mirën e klubit kryeqytetas.
Afaristi i njohur nga Prishtina ditën e sotme u zgjodh president duke e zëvendësuar Remzi Ejupin, i cili për 18 vite e drejtoi ekipin tonë", njofton FC Prishtina.