Pesë ndeshjet e ditës së sotme, të vlefshme për turin e tretë të kualifikueseve të Champions League, kanë prodhuar plot 17 gola.
Ligjin padyshim e kanë bërë skuadrat vendase.
Norvegjezët e Bodo/Glimt, izraelitët e Makabi Haifa, kanë shkëlqyer, duke fituar me goleadë, teksa kualifikimi për në “Play Off”, tashmë duket një formalitet.
Një fitore mininame, por mjaft të rëndësishme arriti edhe Dinamo e Kievit në përballjen ndaj Shtrum Grac.
Sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo e zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit mes Karabag dhe Ferencvarosh.
Vlen të theksohet fakti se skuadra që do të eliminohet nga dueli mes Karabag dhe Ferencvarosh, do të përballet në “play-off”-in e Ligës së Konferencës, me fituesen e çiftit Shamrok-Shkupi.
Rezultatet
Bodo/glimt – Zalgiris 5:0
Karabag - Ferencvarosh 1:1
Makabi Haifa – Apollon Limasol 4:0
Dinamo Kiev – Sturm grac 1:0
Crvena Zvezda – Pynik Jerevan 5:0