Kampioni i futbollit të Maqedonisë së Veriut, Shkupi, nesër do të luajë në konak të Shamrock Rovers në Dublin, në ndeshjen e parë të xhiros së tretë kualifikuese të Europa League.
Trajneri i kampionëve të Republikës së Irlandës, Stephen Bradley, thotë se çdo skuadër që mund të përballet me Dinamon në dy ndeshje, tregon cilësinë e klubit.
“Shkupi është një ekip shumë i rrezikshëm, ashtu si të tjerët me të cilët kemi luajtur në Evropë.
Çdo skuadër që mund të përballet me Dinamon në dy ndeshje, tregon cilësinë e klubit.
Ne kemi respekt për ta dhe duhet të imponojmë stilin tonë të lojës dhe nëse ia dalim, atëherë e dimë se kemi cilësi për të fituar dhe eliminuar rivalin”, tha Bradley.
Ndeshja do të luhet nesër me fillim nga ora 21:00.