Renato Sanches, një objektiv i madh i Milanit në këtë verë, tashmë është zyrtarizuar te PSG dhe me siguri një nga personat më të lumtur për mbërritjen e 24-vjeçarit duhet të jetë tekniku i parisienëve, Christophe Galtier.
Tekniku francez ka punuar me mesfushorin te Lille në sezonin 2020-2021, madje duke fituar edhe titullin kampion të Ligue 1. Tashmë, Galtier bashkohet me të besuarin e tij në mesfushë teksa shprehet se Sanches është një lojtar shpërthyes dhe i ndryshëm nga të tjerët.
“Renato Sanches është një lojtar me cilësi që të tjerët nuk i kanë, sidomos nëse e krahasojmë me Verratin dhe Vitinhan. Është një lojtar shpërthyes dhe që në fushë bën diferencën falë vrapimeve të tij mes linjave të kundërshtarëve.
Gjithashtu, prania e Sanchez në fushë do të ketë një impakt të madh edhe në aspektin difensiv. Në këtë moment është pak me vonesë sa i takon përgatitjes fizike duke qenë se te Lille nuk është angazhuar shumë pasi priste të ndryshonte skuadër dhe ishte në merkato”, u shpreh Galtier.