FC Prishtina të enjten e ka zhvilluar miqësoren e radhës me 2 Korrikun.
Skuadra "bardhekaltër" është mundur me rezultat 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin sportiv në Bërnicë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Redon Bejta në minutën e 85-të.
Shumica e futbollistëve të përbërjes bazë në stërvitjen e paradites kanë kryer stërvitje në palestër fitnesi, kurse të tjerët e kanë sfiduar 2 Korrikun.
Kjo është miqësorja e pestë e Prishtinës në fazën përgatitore para nisjes së kampionatit.
Më parë Prishtina e ka mundur Ramiz Sadikun 3:0, ekipin nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim&Lum (2:1), ka fituar 1:0 ndaj Trepçës '89 dhe poashtu ka barazuar 1:1 me të njejtin ekip në ndeshjen e parë miqësore.
Prishtina - 2 Korriku 0:1 (0:0)
Prishtina: Bislimi, Salihu, Ajdini, Dumani, Baholli, Shabani, Luma, Begolli, Hyseni, Prapashtica, Santos. 𝗧𝗿𝗮𝗷𝗻𝗲𝗿: 𝐼𝑠𝑚𝑒𝑡 𝑀𝑢𝑛𝑖𝑠ℎ𝑖.