Refuzohet oferta prej 75 milion euro!
Skuadra e Çellsit, është hedhur direkt në sulm për të fituar shërbimet e Uesli Fofana-s te skuadra e Lesterit.
Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, klubi anglez ka nxjerrë përpara tavolinës së “dhelprave” plot 75 milionë euro për të sjellë mbrojtësin francez në Londër, një ofertë që e cila është refuzuar menjëherë nga Lesteri.
Kërkesa e “dhelprave” është edhe më e madhe se ajo shifër për mbrojtësin 22-vjeçar, të cilët ata kërkojnë jo më pak se 80 e deri më 85 milionë euro.