Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është shprehur se nuk po luajnë kumar në tregun e transferimeve.
Katalanasit kanë qenë shumë aktiv në merkaton e verës, edhe pse në fakt po kalojnë një situatë të vështirë financiare.
“Shitja e 25% të “Barça Studios” ishte një vendim që sinqerisht nuk doja ta merrja. Ishte një kërkesë. Unë nuk jam kumarxhi, marr rreziqe të llogaritura për të mirën e Barcelonës”, tha Laporta për “New York Times”.
Barcelona e ka më shumë se 100 milionë euro minus bilancin e merkatos pas lëvizjeve që ka bërë këtë verë, ndërkohë që ka dështuar në largimin e lojtarëve.