Beppe Marotta ka dhënë një prononcim të shkurtër sa i përket Kristjan Asllanit.
Mesfushori shqiptar i ka bindur në fare pak kohë drejtuesit e Interit dhe njëkohësisht trajnerin Inzagi.
Madje në mediat italiane po raportohet se lojtari i Kombëtares pritet të jetë titullar te zikaltërit dhe të mos lihet vetëm si zëvendësues i Brozovic.
“Kristjan Asllani na ka bërë përshtypje shumë të mirë. Më shumë sesa për potencialin që ka treguar, na ka bërë përshtypje për qëndrimin e tij, dëshirën e madhe që ka për të mësuar dhe edukimin e mirë”, u shpreh Marotta për gazetarin Fabrizio Biasin.