Shqipëria U-19 do të përballet kundër Italisë U-19 në datën 10 gusht.
Kjo miqësore do të zhvillohet në qendrën sportive të Coverciano.
Për axurrët, një takim i tillë do të shërbejë si përgatitje për ndeshjet kualifikuese për Europianin e ardhshëm që do të zhvillohet në shtator.
Ndërkohë trajneri i ri i Italisë U-19, Alberto Bollini, ka bërë publike listën me 26 lojtarët që janë thirrur për ndeshjen kundër Shqipërisë. Atje bie në sy mesfushori shqiptar, Luis Hasa.
Mesfushori 18-vjeçar është prodhim i akademisë së Juventusit dhe aktualisht luan me Juventusin U-18.
Aspiratat e Hasës janë që të marrë një ftesë nga Italia A në të ardhmen dhe për këtë arsye nuk ka zgjedhur ende Shqipërinë..