Barcelona merr një lajm të keq nga Anglia

Futboll

Barcelona merr një lajm të keq nga Anglia

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 17:17
Cesar Azpilicueta

Barcelona e ka marrë sot një lajm të keq nga Anglia.

Në fakt, Chelsea nuk ia ka dhënë dritën e gjelbër të largimit futbollistit spanjoll, Cesar Azpilicueta.

Lajmin e kë bërë të ditur mediumi britanik “The Times”.

Mbrojtësi i djathtë qe një kohë është bërë objektiv i gjigantit katalunas.

Mirëpo, pronari i ri i “Blues”, Todd Boehly e ka informuar personalisht përfaqësuesin spanjoll se klubi nuk ka plan t’i ndajë rrugët me të, përkundër faktit se e ka vetëm edhe një vit kontratë me Të Kaltrit.

Kështu, Barça duhet të shikojë alternativa të tjera për krahun e mbrojtjes pasi Azpilicueta duhet të qëndrojë edhe një vit në “Stamford Bridge”.

“Blaugrana” në fakt e duan edhe mbrojtësin tjetër spanjoll të krahut, që luan në Chelsea, Marcos Alonso.

Gjatë kësaj vere, Barcelona ia mori Chelseat objektivat e tij dhe tash mund të ndodh që “Blues” t’i hakmerren gjigantit katalunas duke mos ia lëshuar dy mbrojtësit veteranë të krahut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat