Nuk ka kaluar as një vit që kur ai u largua nga Arsenali dhe tashmë Pierre-Emerick Aubameyang lidhet sërish me një ekip tjetër londinez.
Sipas Fabrizio Romano, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel po peshon mundësinë e nënshkrimit të gabonezit si sulmues i ri.
Lukaku është larguar, mund të largohet edhe Werner dhe ka shumë gjasa që Broja të jetë në kërkim të huazimit, ndaj “bluve” nuk do t’u mbetej më “nëntë”.
Në listën e skuadrës së Stamford Bridge janë edhe emra të tjerë si Sesko , objektivi i Real Madridit po ashtu.