Një javë më parë mes Igor Tudori dhe brazilianit Zherson pati një përballje të ashpër në stërvitje.
Shkaku ishin ngarkesat e rënda që trajneri i ri po impononte në skuadër. Dyshja për pak se nuk arriti te kontakti, por pas ndërhryjes së klubit gjithçka u normalizua. Të paktën në pamje të parë sepse humbja me Milanin duket sikur e ka mbushur kupën.
Lojtarët janë të lodhur dhe një delegacion i kryesuar nga kapiteni Dimitri Paje ka kërkuar një takim më presidentin Pablo Longoria për të gjetur një rrugë të ndërmjetme.
Sipas mediave franceze, atmosfera në dhomat e zhveshjes së Marsejës është e padurueshme dhe lojtart përveç se të lodhur janë edhe të tensionuar siç u pa në miqësoren kundër Milanit ku shpesh herë situata rrezikoi të degjeneronte.