Otto Johnit nuk i është dashur shumë të pret për t’ju bashkuar një skuadre të Kosovës
Futbollisti ishte arrestuar para disa muajve me akuzën se kishte marrë shërbime seksuale nga një viktimë e trafikuar.
Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë për nigerianin.
Sipas një postimi të firmës së avokatit të tij, Egzonis Hajdari, futbollisti sot është liruar.
Gjykata supreme e Kosovës ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë dhe ka liruar futbollistin nga paraburgimi.
E me t’u liruar nga paraburgimi, Otto John menjëherë ka gjetur një skuadër të re.
Bëhet fjalë për KF Dukagjinin ngjyrat e të cilit klub ai do t’i mbrojë për sezonin e ri.