Hoffenhaim përforcohet para startit të kampionatit!
Në prag të startit të kampionatit, Hoffenhaim është përforcuar në mbrojtje, pasi ka firmosur me mbrojtësin 20-vjeçar portugez, Eduardo Quaresma.
Ky i fundit është pjesë e Sportingut të Lisbonës dhe transferohet në Gjermani me formulën e huazimit, teksa klubi i Hoffenhaimit ka ruajtur të drejtën e blerjes, nëse Quaresma do të bëjë mirë këtë sezon.
Vetë mbrojtësi 20-vjeçar, që cilësohet si një nga më premtuesit në Portugali, ka firmosr ukontratë deri në 2026-ën, por tani i mbetet për detyrë të bindë klubin e Hoffenhaimit për blerjen.