Ballkani nis duelin ndaj Kalksvik me synime serioze për të kaluar turin në Ligën e Konferencës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, synon të vazhdojë rrugëtimin e mirë në Europë në këtë sezon që mund të kthehet në i paharrueshëm për kampionët e Kosovës.
Në duelin e sotëm në Prishtinë, trajneri Ilir Daja ka bërë disa lëvizje në rreshtim.
Ka konfirmuar në vijën e parë të sulmit treshen Gripshi-Krasniqi-Rrahmani e shpresuar që ky i fundit të vazhdojë formën e mirë që ka treguar në ndeshjet e mëparshme.