Skuadra e Shkëndijes së Tetovës kthehet me rezultat fantastik nga stadiumi “Friends Arena” në Stokholm.
Tetovarët barazojnë me rezultat 1:1 me ekipin e mirënjohur suedez AIK.
Kryetrajneri i Shkëndijes, Artim Shaqiri, ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm dhe i jep mundësi të artë që në ndeshjen e kthimit të kërkojnë kualifikimin për në play-off të Conference League.
Futbollisti Ferhan Hasani në sekondën e 27-të kaloi në epërsi kuqezinjtë.
Në minutën e 17-të, John Guidetti barazon rezultatin 1:1 me të cilën edhe përfundoj sfida e parë.