Chelsea ka bërë të ditur numrat e lojtarëve për sezonin e ri.
Mes tyre përfshihet edhe Armando Broja që është pjesë e ekipit të parë që drejtohet nga Tuchel.
Sulmuesit shqiptar i është lënë fanella me numër “18”.
I njëjti numër është mbajtur nga Romelu Lukaku në dy sezonet e tij të para te Chelsea dhe më vonë nga Oliver Giroud.