Teuta e Durrësit zhvilloi sot në “Niko Dovana” një test miqësor me Tërbunin e Pukës, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
Ekipi durrsak triumfoi me rezultatin 2-0 falë golave të Kapllanit dhe Halilajt. Trajneri Renato Arapi e nisi takimin më këtë formacionin: Dema, Kurti, K.Hoxha, Elezi, Gjinollari, Gecaj, U.Hoxha, Treni, Halilaj, Bebezhiqi, Kapllani (u aktivizuan Tepshi, Muka, Boci, Miftiu).
Ndërkohë, në Ohër, Egnatia ka provuar forcat me Vardarin e Shkupit, me takimin që përfundoi pa gola.
Kujtojmë që ekipi i drejtuar tashmë nga Edlir Tetova ka pësuar ndryshime të shumta gjatë merkatos së verës, teksa janë afruar në total 15 lojtarë të rinj.