Kampioni i Zvicrës, Zurich, është në krizë të rezultateve, megjithatë sonte këndellet me fitoren me rezultat 0:2 ndaj Linfield në Belfast të Irlandës Veriore, në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Europa League në futboll.
Vendasit u përpoqën por pa forcë ndaj skuadrës zvicerane.
Golat i realizuan Aiyegun (8'), Gnonto (64').
Futbollistët shqiptarë, Fidan Kryeziu, Mirlind Kryeziu, Lindrit Kamberi, u paraqitën standardë dhe Donis Avdijaj debutoi nga minuta e 72-të dhe Bledian Kransiqi u aktivizua në minutën e 85-të për Zurich-un.
Kamberi në minutën e 41-të u ndëshkua me karton të verdhë. Zurich me një këmbë është në play-off.