Cucurella kompleton me sukses testet mjekësore te Chelsea

Futboll

Cucurella kompleton me sukses testet mjekësore te Chelsea

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 23:02
Marc Cucurella

Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, mbrojtësi spanjoll, Marc Cucurella, ka përfunduar me sukses testet mjekësore te skuadra e Chelseat.

Cucurella i bashkohet Chelseat nga skuadra e Brightonit, ku kjo e fundit përfiton afro 60 milionë euro nga shitja e mbrojtësit spanjoll.

Tani ka mbetur vetëm kontrollimi i dokumenteve dhe nënshkrimi i tyre, para se Chelsea ta zyrtarizojë Cucurellan si transferimin më të ri në këtë merkato verore.

Por, kjo nuk do të jetë marrëveshja e vetme që këto dy klube do ta kompletojnë, pasi që mbrojtësi i Chelseat, Levi Colwill, i bashkohet Brightonit në formë huazimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat