Hajduki i Splitit fitoi 3:1 përballë skuadrës portugeze Vitoria Guimaraes dhe është një hap larg kualifikimit në “play off”-in e Conference League.
Meritë në këtë sukses të skuadrës kroate ka pa dyshim edhe sulmuesi i Kosovës, Ermir Sahiti, që hapi serinë e golave për vendësit në minutën e 67-të, kur miqtë por kryesonin falë finalizimit të Miguel Magas në të 67-tën.
Sahiti u gjend në kohën dhe vendin e duhur, për të shtyrë topin në rrjetë pasi u kthyer fillimisht nga shtylla.
Hajduku më pas shënoi edhe dy gola të tjerë me autorë Melinjak dhe Krovinovic, për të fituar në fund 3:1.