Çipi te Ternana

Futboll

Çipi te Ternana

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 23:42
Çipi te Ternana

Pas një aventurë e re në futbollin italian për Mateo Çipin.

Djali i ish-qendërmbrojtësit të përfaqësueses shqiptare Geri Çipi, tashmë do të jetë pjesë e klubit të Ternanës, me objektivin për të luajtur më rregullisht.

Djaloshi i cili ishte transferuar sezonin e kaluar te akademia e Sasuolos, nuk po luante rregullisht me skuadrën U18.

Kësisoj, është gjetur akordi dhe ai tashmë do të jetë pjesë e ekipit të të rinjve të Ternanës, i huazuar për këtë sezon, me qëllimin që të luajë me rregullsi e të tregojë vlerat e tij në futbollin italian.

Çipi ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë në vitet e fundit, fillimisht me U18 e më pas edhe më U19, duke u grumbulluar për eliminatoret e Kampionatit Europian nga trajneri Armando Cungu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat