Antonio Conte po përgatitet për sezonin e ri me Tottenhamin, që do të jetë i pari nga fillimi në stolin e “Spurs”-ave, me këta të fundit që këtë vit kanë ambicie më të mëdha se thjesht një vend në zonën Champions.
Duke folur për mediat angleze, Conte ka shpjeguar edhe arsyet pse ka qëndruar shumë pak në klubet ku ka drejtuar, teksa theksoi se urren gënjeshtrat e drejtuesve.
“Natyrisht të rrish gjatë në një klub është mënyra më e mirë për të punuar, pasi sjell vazhdimësi dhe ambicie.
Kjo është mënyra më e mirë që unë njoh për t’u përmirësuar dhe shpresoj të hapim një cikël këtu te Tottenham. Unë vlerësoj shumë ndershmërinë në një klub.
Nëse më thua diçka, duhet t’i qëndrosh. Preferoj më shumë të vërtetën e hidhur sesa gënjeshtra të bukura. Në shumë raste kam marrë premtime të ndryshme, por pas një sezoni, drejtuesit kanë vendosur të ndryshojnë rrugës. Gënjeshtarët e kanë punën keq me mua”, deklaroi Conte.