Jordan Larsson, djali i ish-sulmuesit të famshëm suedez, Henrik Larsson, transferohet në Bundesligë.
Mediat gjermane konfirmojnë se 25-vjeçari pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Schalke 04, klub i saporikthyer në elitën e futbollit gjerman.
Jordan Larsson luan sulmues, ashtu si i ati, por deri tani nuk ka qenë edhe aq i suksesshëm, teksa deri në janar të 2022-shit ishte pjesë e Spartakut të Moskës, por u largua që atje pas nisjes së luftës në Ukrainë dhe luajti 6 muaj në huazim te AIK.
Babai i tij, Henrik Larsson ka qenë sulmues legjendar i Suedisë dhe ka shkëlqyer me fanellën e Barcelonës, ndërsa aktualisht bën rolin e menaxherit për të birin, Jordan, që te Schalke ka shansin të ndryshojë rrjedhën e karrierës.