Renato Sanchez ka firmosur për pesë vite me klubin e Paris Saint-Germain.
Portugezi është zyrtarizuar nga klubi francez përmes postimit në rrjetet sociale, ku zbulohet edhe për sa vite kanë nënshkruar palët.
Kështu mesfushori 24-vjeçar i dha fund “telenovelës” së kësaj vere, ku u përfol shumë edhe për kalimin e mundshëm të tij te Milan, me italianët që ishin seriozisht në garë për Sanchez.
Duke folur për kanalin e klubit parizien pas zyrtarizimit, portugezi theksoi: “Ishin ditë intensive për mua dhe familjen time, por jam i sigurt se bëra zgjedhjen e duhur”.