Barcelona nuk ndalet në merkato. Pasi humbi mundësinë e nënshkrimit me Cesar Azpilicueta, pasi ky i fundit rinovoi me Chelsea-n, katalanasit po shqyrtojnë alternativat e mundshme.
Sergino Dest nuk është një emër bindës, gjithmonë në rast se amerikani qëndron, pasi klubi ka njoftuar që në nisje të merkatos se do të negocionte për kartonin e mbrojtësit nëse vjen oferta e duhur.
Sipas medieve spanjolle, Barcelona i është rikthyer pistës Thomas Meunier.
Belgu i Borussia Dortmundit për momentin është në “pole position” për fashën e djathtë të mbrojtjes dhe kontaktet e para kanë nisur dhe palët duken optimiste, por në lojë do të jenë edhe drejtuesit e klubit gjerman.