Robert Lewandowski u prezantua zyrtarisht si lojtar i Barcelonës para një turme prej 30 000 tifozësh në stadiumin “Camp Nou”, ku fjalët e para i dha në dialektin katalan: “Estic molt content” (jam shumë i lumtur), duke shtuar:
“Faleminderit shumë”.
Sulmuesi polak, më pas foli në në anglisht, duke pranuar se është nder të jesh lojtar i Barcelonës:
“Ka qenë një rrugë e gjatë, por në fund jam këtu. Jam shumë i lumtur. Jam i sigurt që do të shënoj shumë gola në këtë stadium. Pres mbështetjen tuaj”, – u tha ai tifozëve.
Përpara një turme të tillë, Lewandowski pranoi se “është e pabesueshme të shohësh kaq shumë tifozë në këtë stadium. Është shumë e veçantë për mua. Jam i sigurt se çdo ndeshje në “Camp Nou” do të jetë magjike.
Shpresoj të fitojmë tituj. Unë e di që tifozët do të vijnë në stadium të dielën për të na dhënë mbështetjen e tyre. Jam i sigurt se ndeshjen e fundit para fillimit të sezonit ata do të vijnë për të na brohoritur, është shume e rëndësishme”.