Real Madridi mendon për zëvendësuesin e Benzemas

Futboll

Real Madridi mendon për zëvendësuesin e Benzemas

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 16:00
Real Madridi mendon për zëvendësuesin e Benzemas

Real Madridi raportohet se ka shprehur interesim për Amine Gouirin.

Kampionët e Evropës dhe Spanjës nuk kanë shumë aktiv këtë afat kalimtar, pasi Carlo Ancelotti insiston se ekipi i tij është i kompletuar.

Antonio Rudiger dhe Aurelien Tchouameni janë përforcimet e Real Madridit këtë verë, të paktën deri më tani.

“SPORT” ka raportuar këtë të premte se “Los Blancos” po i kushtojnë vëmendje të ardhmes duke tentuar të nënshkruajë me Gouirin e Nice.

Sipas mediumit spanjoll, tashmë janë zhvilluar edhe bisedimet mes klubeve.

22-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024, teksa klubi francez thuhet se është në mes dy opsioneve; t’i ofrojë lojtarit kontratë të re ose të lejojë largimin e tij drejt “Santiago Bernabeut”.

“SPORT” bëri të ditur gjithashtu se bisedimet janë zhvilluar në lidhje me transferimin e menjëhershëm të sulmuesit ose ai të kalojë edhe një sezon te Nice, por si i huazuar nga Real Madridi.

Klubi nga Ligue 1 thuhet se e preferon opsionin e shitjes së reprezentuesit francez për 40 milionë euro, por që ta mbajë në skuadër si të huazuar edhe për një sezon.

Amine Gouiri është pjesë e Nice që nga viti 2020. Ai ka shënuar 28 gola dhe 18 asistime në 84 paraqitje në të gjitha garat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat