Partizani zyrtarizon trajnerin e U-21.
Partizani zyrtarizon trajnerin për skuadrën e 21-vjeçarëve. Klubi i kuq ka njoftuar se drejtimin e U-21 do ta marrë Gerd Haxhiu, që është një emër i njohur për familjen e madhe të Partizanit, pasi vite më parë, kur të kuqtë militonin në kategoritë inferiore, e ka drejtuar skuadrën e parë.
“Ekipi U-21 i Partizanit do të nisë zyrtarisht përgatitjet më 8 gusht, ora 10:00, në ambientet e kompleksit sportiv Partizani.
Në kuadër të riorganizimit të skuadrës, klubi është i hapur dhe mirëpret elementë të kësaj moshe, të cilët dëshirojnë t’i bashkohen familjes së kuqe”, sqarohet në njoftimin e klubit.